Për ne
Mr.Dr.Med. Ardian Shllaku
Spec. Gjinekolog & Obstetër
+383 44 246 016
+383 46 246 016
e-mail:
gjinekologu@outlook.com
Adresa:
Rr. 17 Shkurti p.n, Fushë Kosovë
Dr Ardian Shllaku ka perfunduar shkollën Fillore dhe te Mesem ne Gjakovë, Fakultetin e Mjekesise ne Beograd ne Vitin : 80/81 ne 89 ka Perfunduar studimet.
Vazhdon te punojë ne QKMF – Gjakovë & vazhdon Specializimin ne lamine e Gjinekologjise dhe Obstretikes ne Vitin 1994/97 dhe perfundon ne 1998 ne Kliniken Narodni Front ne Beograd,
Poashtu shkalla Master degree ne vitin 2009 ne Beograd, kurse në Bazel te Zvicrës perfundon Kursin per percjelljen e patologjise ne shtatezani 08/05/2004, poashtu Kursin e Teknologjise Reproduktive te Asistuar me 22-24/06/1998 në Beograd.
Në vitin 2003 perfundon Kursin e Ultrazerit te Pergjithshem ne Prizren, kurse disa nga teknikat Operative i ushtron ne Spitalin Kantonal Herisau ne afersi te Sant Galen-it,
Ka ligjeruar ne konferencen vjetore te SHOGJK & Konferencen e dyte te RCOG – Eurovision ne puntorine Kursi Trajnues per Kolposkopine – 2010.
Si dhe nje morri trajnimesh per edukumin e vazhdueshem profesional ku mund te veqojme ne 1999 kursi ToT(training our Trainers) i stimuluar nga Relief Internacional.